“Bale, atleti më i mirë që kam parë”

Futboll

“Bale, atleti më i mirë që kam parë”

Më: 9 qershor 2020 Në ora: 00:32
Gareth Bale

Jesus Olmo mendon se Gareth Bale wshtw “i aftë për të shkëlqyer në pothuajse çdo sport”

Ish shefi mjekësor i Real Madridit, Jesus Olmo, e ka përshkruar Gareth Bale si atletin më të mirë, ai thjesht ka mbetur i mahnitur me trupin e uellsianit që vazhdimisht është kritikuar për paraqitjet e tij në “Santiago Bernabeu”.

“Ndoshta atleti më i mirë që kam parë është Gareth Bale”, tha ai.

“Ai është një atlet natyror i aftë për të shkëlqyer në pothuajse çdo sport. Ai ka gjenetikë dhe aftësi atletike të pazakontë, dhe unë do të thosha aftësi teknike gjithashtu”.

“Ai më impresionoi më së shumti në të gjitha aspektet, megjithëse më pas vijnë performacat, të cilat varen nga rrethana të ndryshme”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat