Ronaldinho: Unë e Barcelona bashkë përgjithmonë!

Futboll

Ronaldinho: Unë e Barcelona bashkë përgjithmonë!

Më: 9 qershor 2020 Në ora: 14:27
Ronaldinho: Unë e Barcelona bashkë përgjithmonë!

Ronaldo de Assis Moreira, i njohur më mirë si Ronaldinho Gaúcho është pa dyshim një nga lojtarët më magjikë që ka njohur historia e futbollit. Ai është i dashur kudo dhe as situata e tij e tanishme me drejtësinë e Paraguait (është i mbyllur në hotelin luksoz Palmaroga në Asunción, pasi ka paguar garancinë) nuk ia fsheh buzëqeshjen. Në një intervistë për “El Mundo Deportivon” ai tha se i është përjetësisht mirënjohës Barcelonës për mbështetjen dhe mënyrën se si e ka trajtuar.

“Barcelona gjithmonë më ka trajtuar me shumë dashuri dhe respekt. Ju falënderoj me gjithë zemër për mesazhet dhe dashurinë tuaj. Marrëdhënia që kemi është shumë e veçantë. Unë jam një futbollist për dashuri dhe profesion. Ata më njohin mirë dhe e dinë që nuk ishte një periudhë e lehtë. Mbështetja e që më thanë njerëzit dhe miqtë ishte shumë e rëndësishme për të përballuar këtë stuhi.

Edhe hotelin Palmaroga, ku Ronaldinho po qëndron në arrest shtëpie, është në pronësi të grupit Barcelona. Duket se fati i tij është i lidhur me emrin e këtij qyteti…

“Unë e Barcelona jemi bashkuar përgjithmonë. Do të jetë qyteti im i dytë. Është klubi më i pabesueshëm dhe tifozët e tij jetojnë thellë në zemrën time. Futbolli është unik, një fenomen vërtet global. Gjithmonë më ka hapur dyert, madje edhe në shumë momente, kur gjithçka dukej e vështirë apo edhe e pamundur. Më çoi në Barcelonë për të përmbushur ëndrrat e mia.

Nëse ka diçka që e karakterizon, pa dyshim që është gëzimi i tij dhe buzëqeshja e tij si brenda dhe jashtë fushës.

Jo gjithmonë ka qenë e lehtë, por jam përpjekur të sjell gëzim duke bërë atë që bëj më shumë: të luaj futboll. U trishtova vetëm kur nuk mund t’i bëja njerëzit të lumtur. Fatmirësisht, pësova shumë pak lëndime në karrierën time 20-vjeçare.

Si po e kalon Ronnie kohën në hotel, a po trajtohet mirë?

Këtu, në hotelin Palmaroga, kemi një trajtim të shkëlqyeshëm. Jemi shumë të qetë. Po bëjnë gjithçka që ne ta kalojmë kohën në mënyrën më të këndshme të mundshme. Kanë kaluar 60 ditë të gjata. Njerëzit në shtëpitë e tyre duhet të imagjinojnë se si mund të jetë sikur të mos jesh në gjendje të bësh atë që je mësuar ta bësh. Ne bëjmë sport pothuajse çdo ditë. Kemi një palestër, ku mund të punojmë, dhe një dhomë që është përshtatur për ne. Koronavirusi? Shpresoj që së shpejti gjithçka do të kthehet në normale dhe ne mund të kthehemi në shtëpitë tona. Shpresojmë që gjithçka do të jetë si më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat