Kur koha e Lionel Messi te Barcelona të ketë mbaruar

Futboll

Kur koha e Lionel Messi te Barcelona të ketë mbaruar

Më: 9 qershor 2020 Në ora: 14:32
Frenkie de Jong

Kur koha e Lionel Messi te Barcelona të ketë mbaruar, Wesley Sneijder thotë se Frenkie de Jong do të rritet dhe do të bëhet një udhëheqës për gjigantët e La Liga-s. Katalanasit investuan shumë te mesfushori i Hollandës gjatë verës së vitit 2019. Potenciali i tanishëm i De Jong doli në pah tek Ajax, me 23-vjeçarin që e sprovoi veten në skenat vendase dhe europiane. Sidoqoftë, sezoni debutues në La Liga ka ngritur pikëpyetje nëse talenti krijues mund të ketë ndikimin e pritshëm në “Camp Nou”.

Sneijder nuk ka dyshime se bashkatdhetari i tij do të lulëzojë me kalimin e kohës te Blaugrana-t. Madje, ai beson se De Jong mund të shihet si një trashëgimtar natyral i skuadrës së Barçës, pasi Messi të tërhiqet nga futbolli. Hollandezi është ktrahasuar për ngjashmëritë me legjendat katalanase, Xavi dhe Andres Iniesta, por ai mund të marrë edhe më shumë përgjegjësi.

Sneijder pret që të ndodhë kështu. Për “Daily Mail” tha: “Hollanda dhe Barcelona kanë pasur gjithmonë një lidhje të shkëlqyeshme.

De De Jong bëri zgjedhjen më të mirë, sepse e kuptoi që futbolli i tij është i përsosur për Spanjën dhe Barcelonën. De Ligt zgjodhi ndryshe (Juventusin), por Frenkie mori vendimin e përsosur për karrierën e tij. Për mendimin tim, De Jong u tregua më largpamës. Ai bëri shumë mirë që zgjodhi Barcelonën. Eshtë një klub i përshtatshëm për të.

Kur Messi të teërhiqet nga futbolli, Frenkie do të bëhet edhe më shumë lider”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat