Kumbulla në vend të Skriniarit

Futboll

Kumbulla në vend të Skriniarit

Më: 9 qershor 2020 Në ora: 14:39
Kumbulla në vend të Skriniarit

Marash Kumbulla është tema e merka tos në Itali. Paraqitjet e 20-vjeçarit kanë bërë që thuajse të gjitha ekipet italiane dhe jo vetëm ato të jenë vënë pas tij për të kërkuar shërbimet për sezonin e ardhshëm. “Panorama Sport” nga burime të besueshme në ambientin sportiv italian dhe që kanë informacione me çfarë po ndodh në tregun e merkatos në Itali, ka mësuar se Interi është skuadra më e avantazhuar për të siguruar shërbimet e shqiptarit.

Gazeta ka mësuar edhe ofertën zyrtare që Marota dhe Auzilio kanë dërguar në zyrat e klubit të Veronës dhe, nga sa mësohet, duket një tratativë thuajse e mbyllur. Sigurisht, duke mos përjashtuar të papriturat e merkatos…

OFERTA E INTERIT – Napoli ishte skuadra që e para bëri një ofertë zyrtare e cila me gjithë bonuset e përfshira, ofroi 24 milionë euro për kartonin e Kumbullës. Pikërisht në këto momente, ishte drejtori i zikaltërve, Marota, i cili pas një takimi me mbrojtësin dhe agjentin e tij, bëri që të stoponte gjithçka dhe zikaltrit të kalonin në avantazh.

Së fundmi,e Marota dhe bashkëpunëtorët e tij zikaltër kanë arritur të jenë në avantazh sa i përket kësaj tratative duke bërë ofertën zyrtare prej 25 milionë eurosh dhe kartonin e sulmuesit Edi Salsedo. Ky i fundit është një futbollist në pronësi të zikaltërve dhe që ka luajtur në formë huazimi te veronezët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat