Merret vendimi

Futboll

Merret vendimi

Më: 9 qershor 2020 Në ora: 14:43
Merret vendimi

Sergio Ramos do të qëndrojë në Real Madrid të paktën edhe për dy vjet të tjera, pasi që klubi madrilen dhe agjenti i futbollistit janë pajtuar për ta zgjatur kontratën e tij edhe për një vit shtesë.

Gazeta spanjolle AS raporton se Real Madridi dhe agjenti i Sergio Ramosit tashmë janë marrë vesh për kontratën e mbrojtësit, përkundër që nuk e kanë nënshkruar kontratën e re ende.

Kjo bën që kapiteni Ramos t’i përfaqësojë Los Blancos deri në qershor të vitit 2022, ndërsa Real Madridi e ka respektuar politikën e klubit për t’i ofruar lojtarëve mbi 30 vjeç zgjatje të kontratës vetëm për nga një vit.

Ramosi i ka kaluar 15 vjetët e fundit të karrierës së tij në stadiumin Santiago Bernabeu, pasi ishte transferuar nga Sevilla për 27 milionë euro në vitin 2005. Gjatë kësaj periudhe, qendërmbrojtësi ka luajtur në 640 ndeshje dhe ka kontribuar me 92 gola.

Ramosi ka luajtur edhe në 170 ndeshje të ekipit kombëtar të Spanjës dhe synon të jetë kapiten i “Furisë së Kuqe” gjatë Kampionatit Evropian, që është shtyrë për verën e vitit 2021 shkaku i përhapjes së koronavirusit.

Madje, spanjolli synon të luajë për ekipin kombëtar edhe në Kupën e Botës Katar 2022, që do të zhvillohet pasi t’i përfundojë kontrata aktuale me Real Madridin, në nëntor.

AS raporton se Ramos mund ta vazhdojë pastaj karrierën në ligën elitare të futbollit në SHBA, Major League Soccer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat