Ky është fati i Sergio Ramosit

Futboll

Ky është fati i Sergio Ramosit

Më: 9 qershor 2020 Në ora: 16:20
Ky është fati i Sergio Ramosit

Sergio Ramos do të qëndrojë në Real Madrid të paktën edhe për dy vjet të tjera, pasi që klubi madrilen dhe agjenti i futbollistit janë pajtuar për ta zgjatur kontratën e tij edhe për një vit shtesë.

Gazeta spanjolle AS raporton se Real Madridi dhe agjenti i Sergio Ramosit tashmë janë marrë vesh për kontratën e mbrojtësit, përkundër që nuk e kanë nënshkruar kontratën e re ende.

Kjo bën që kapiteni Ramos t’i përfaqësojë Los Blancos deri në qershor të vitit 2022, ndërsa Real Madridi e ka respektuar politikën e klubit për t’i ofruar lojtarëve mbi 30 vjeç zgjatje të kontratës vetëm për nga një vit.

Ramosi i ka kaluar 15 vjetët e fundit të karrierës së tij në stadiumin Santiago Bernabeu, pasi ishte transferuar nga Sevilla për 27 milionë euro në vitin 2005. Gjatë kësaj periudhe, qendërmbrojtësi ka luajtur në 640 ndeshje dhe ka kontribuar me 92 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat