Lëndohet Vedat Muriqi, në dyshim për ndeshjen e parë pas koronavirusit

Futboll

Lëndohet Vedat Muriqi, në dyshim për ndeshjen e parë pas koronavirusit

Më: 9 qershor 2020 Në ora: 16:36
Vedat Muriqi

Futbollisti nga Kosova, Vedat Muriqi është lënduar dhe tani është në dyshim se a do të mund të paraqitet për ndeshjen e ardhshme në Superligën turke.

Po ashtu sipas mediumit turk “Aksam”, ekipi mjekësor i skuadrës turke është mobilizuar për të arritur rikuperimin e futbollistit për ndeshjen e së premtes.

Sipas këtij mediumi, Muriqi ka pësuar lëndim në pjesën e pasme të këmbës kurse sipas mjekut të klubit tashmë ka filluar të zbatohet një trajtim intensiv për futbollistin kosovar.

Fenerbahce këtë të premte do të përballet me skuadrën Kayserispor duke filluar nga ora 20:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat