Dështoi me Cavani, Conte kërkon ish futbollistin e Juventusit

Futboll

Dështoi me Cavani, Conte kërkon ish futbollistin e Juventusit

Më: 9 qershor 2020 Në ora: 18:44
Conte

Interi kishte në shënjestër Edinson Cavani, duke nuhatur blerjen e tij pa asnjë kosto, për të pasur gati zëvendësuesin e Lautaro Martinez, nëse ky i fundit largohet drejt Barcelonës. Por, “Matador” duket se ka zgjedhur përfundimisht Atletico Madrid, me të cilin kishte arritur tashmë një marrëveshje në janar.

Dhe kështu, sipas asaj që raporton “Tuttosport”, pasi konstatoi dëshirën e Mertens për të rinovuar me Napolin dhe transferimin e menjëhershëm të Werner te Chelsea, Interi iu drejtua Alvaro Morata, pikërisht nga Atletico Madrid.

Klubi “rojiblancos” ende nuk e ka shlyer atë, duke paguar 55 milionë euro te Chelsea. Blutë e Londrës kurrë nuk do ta shisnin për një shifër më të ulët se kjo, edhe pse mund të duket e lartë për krizën që po përjetojnë klubet nga Covid-19.

Aktualisht, është një derë që po hapet. Fakti që Atletico Madrid tashmë e di interesin zikaltër, do të thotë që disa ndërmjetës i janë afruar udhëheqjes së klubit madrilen për të marrë koordinatat e marrëveshjes së mundshme.
Pasi bashkëpunuan në Torino fillimisht, Morata u takua me Conte te Chelsea.

Fakti që spanjolli tashmë e di se çfarë mund ta priste atë në Pinetina përbën një avantazh edhe për trajnerin, i cili do të gjente një lojtar në zotërim të “kodeve” të lojës së tij. Palët janë në fillimin e bisedimeve, ndërsa shkuarja e mundshme e Cavani tek Atletico Madrid tashmë e ka vënë në gatishmëri Alvaro Morata…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat