Ky do të jetë lider i Barcelonës, kur Messi të largohet

Futboll

Ky do të jetë lider i Barcelonës, kur Messi të largohet

Më: 10 qershor 2020 Në ora: 00:13
Leo Messi

Kur Lionel Messi të vendosë se koha e tij në Barcelonë ka mbaruar, Frenkie de Jong do të bëhet edhe më lider për gjigantin e La Ligës, sipas Wesley Sneijder.

Kampioni në fuqi i La Ligës investoi shumë në mesfushorin e Holandës  gjatë verës së vitit 2019.

Aftësitë dhe potenciali për të ardhmen i De Jong u vërejtën gjatë një periudhe shumë produktive të tij në Ajax, pasi 23-vjeçari i shfaqi cilësitë në ligën vendore dhe në skenën ndërkombëtare.

Por në fushatën e tij debutuese në Camp Nou, janë ngritur dyshime nëse një talent kreativ si De Jong mund ta shtrojë ndikimin e tij në skuadrën e Barçës.

Por Sneijder nuk ka asnjë dyshim se bashkatdhetari i tij do të lulëzojë me kohë.

Ish-ylli i Real Madridit dhe Interit madje beson se De Jong do ta pasojë Messin si kapiten dhe si lider në Barcelonë.

“De Jong e mori vendimin më të mirë sepse e kuptoi se futbolli i tij i përshtatet në mënyrë të përsosur Barcelonës dhe Spanjës”, tha Sneijder.

“Ai bëri mirë që e zgjodhi Barcelonën, e cila i përshtatet atij më së miri. Kur Messi ta lërë futbollin, Frenkie do të bëhet edhe më lider i skuadrës”, shtoi ai

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat