FIFA: S’ka transferime pa përfunduar sezoni

Futboll

FIFA: S’ka transferime pa përfunduar sezoni

Më: 10 qershor 2020 Në ora: 14:20
FIFA: S’ka transferime pa përfunduar sezoni

FIFA ka reaguar për problemin e kontratave që skadojnë më 30 qershor. Ideja e institucionit më të rëndësishëm të futbollit në botë është që lojtarët të mos lejohen që të ndryshojnë skuadrat, para se të përfundojë sezoni, duke shtrirë në mënyrë efektive kohëzgjatjen e kontratave.

FIFA kërkon që të vendosë një datë të përbashkët për fillimin e transferimeve, mirëpo ekziston problemi i vullnetit të lojtarëve, të cilët, me skadimin e 30 qershorit, kanë të drejtë të çlirohen nga kontratat.

Të njëjtën gjë duan edhe shumë klube, që nuk kanë ndërmend të zgjasin, madje edhe për disa muaj, kontratën e disa prej punonjësve të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat