Hysaj pranë kalimit në kryeqytet

Futboll

Hysaj pranë kalimit në kryeqytet

Më: 10 qershor 2020 Në ora: 14:52
Hysaj pranë kalimit në kryeqytet

Roma vazhdon të shtojë presionin për të transferuar Elesid Hysaj në kryeqytet.

Verdhekuqtë kanë vendosur kapitenin kuqezi në majën e listës së dëshirave për këtë merkato vere.

Trajneri Fonseca ka pasur probleme të theksuar me krahët e mbrojtjes dhe Hysaj shihet si profili ideal për t’i dhënë fund këtij shqetësimi, një lojtar i cili është i aftë të luaj në të dy krahët.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, të dy klubet kanë nisur negociatat pasi Roma ka trokitur zyrtarisht në derën e De Laurentiis.

As këtë herë presidenti i Napolit nuk ndryshon qasje duke mos hequr dorë nga pretendimet për kartonin e Hysaj.

De Laurentiis kërkon 20 milion euro për të lë të lirë Hysaj, shifër e cila në këtë kohë është shumë e lartë, aq më tepër që anësori është në prag të skadimit të kontratës.

Roma nuk mund dhe nuk dëshiron të paguajë një shifër të tillë por sigurisht është e gatshme të negociojë për të përfshirë ndonjë lojtar në negociata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat