Një tymanjë e madhe dhe presion nga klubet

Futboll

Një tymanjë e madhe dhe presion nga klubet

Më: 10 qershor 2020 Në ora: 16:40
Një tymanjë e madhe dhe presion nga klubet

Një tymnajë e madhe vjen nga Franca, atje ku është vendosur për mbylljen e futbollit deri në shtator. Për këtë arsye të gjitha kampionatet kanë përfunduar në tavolinë pas vendimit të ardhur nga ana e Qeverisë.

PSG është shpallur kampion dhe për këtë nuk ka askush diskutim, por polemika të mëdha kanë lindur në këto orë. Këshilli i Shtetit ka miratuar aneksat e ndryshme që janë të paraqitura dhe ka konfirmuar qendrimin e Amiens dhe Toulouse në “Ligue 1”.

Kaq ka mjaftuar dhe të dyja skuadrat e kanë bërë fakt të kryer, ku megjithëse janë në vendin e fundit të tabelës, kanë njoftuar tifozët e tyre se do të jenë pjesë e elitës së futbollit francez edhe në vitin tjetër. Por si qendron e vërteta?

Në fakt këto postime janë një mënyrë për të bërë presion mbi Ligën Profesionale të Futbollit, ku fjala e fundit do të thuhet pas disa orësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat