Fiorentina dëshiron të mbajë në skuadër mbrojtësin brazilian

Futboll

Fiorentina dëshiron të mbajë në skuadër mbrojtësin brazilian

Më: 10 qershor 2020 Në ora: 17:05
Henrique Dalbert

Fiorentina kërkon të mbajë në ekip edhe për të paktën një sezon Henrique Dalbert.

Braziliani, i cili është në huazim nga Interi ka qenë një ndër lojtarët më të rëndësishëm të formacionit nga Firence, ku është aktivizuar në 23 takime, duke dhuruar edhe 6 asist.

Klubi vjollcë ka nisur bisedimet për të bindur Interin, që të zgjasë për të paktën edhe një vit periudhën e huazimit.

Një çështje tjetër që do të diskutohet mes zikaltërve dhe Fiorentinës është edhe ajo e Cristiano Biraghit, i cili nuk e ka bindur Conten dhe pritet të rikthehet në “Artemio Franchi” në verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat