Rashica nuk është i gatshëm as për ndeshjen e ardhshme

Futboll

Rashica nuk është i gatshëm as për ndeshjen e ardhshme

Më: 10 qershor 2020 Në ora: 17:33
Milot Rashica

Milot Rashica pritet të mungoj edhe në fundjavë, në përballje ndaj Paderbornit.

Ylli kosovar është lënduar dy xhiro më parë në sfidën ndaj Wolfsburgut.

“Rashica nuk ia ka dalë ende të rikthehet që pas ndeshjes me Frankfurtin. Nuk e di nëse do të kthehet në kohë për ndeshjen kundër Paderbornit. Ai provoi gjithçka para ndeshjes kundër Wolfsburgut dhe nuk ia doli mbanë”, ka thënë Florian Koefeldt, trajner i Werder Bremen.

Rashica, nuk ka qenë në formën e tij të dikurshme në xhirot e fundit, krahas ndeshjes me Wolfsburgun, ku edhe asistojë në fitoren 1-0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat