Mesi apo Ronaldo, më i miri? Teknologjia “vulos” debatin e nxehtë

Futboll

Mesi apo Ronaldo, më i miri? Teknologjia “vulos” debatin e nxehtë

Më: 10 qershor 2020 Në ora: 19:44
Mesi, Ronaldo

Debati për futbollin është pothuajse i pafund. Secili, zakonisht mbron figurën e klubit të tij, ose kush i përshtatet më së miri. Ndonjëherë me numra, ndonjëherë me tituj apo me argumente të tilla si karizma, lidershipi etj. Krahasimi mes CR7 dhe Messit, se cili është numri një, mbetet debati më i nxehti në vitet e fundit. Rivaliteti i madh mes të dyve është pasqyruar mes të tjerash në sferat më të larta, tek ata që votojnë çdo sezon për fituesin e “Topit të Artë”.

Diçka tjetër teknologjike u përpoq t’i japë fund këtij debati. Universiteti Katolik i Leuven (Belgjikë) së bashku me kompaninë holandeze të të dhënave, “SciSports”, kanë përdorur teknologjinë për të zhvilluar një algoritëm, që konkludon me të dhëna objektive. Fjala është për “Big data”, një metodë e studimit të të dhënave në shkallë të gjerë, që aplikohet me sukses në sport për vite me radhë.

Departamenti i kompjuterave i këtij universiteti, që ka kryer hulumtimin, ka përpiluar të gjitha të dhënat e dy yjeve të futbollit nga sezoni 2013-2014 deri më 2017-2018 në La Liga, dhe vendosi Messin përpara Cristiano Ronaldos me një vlerë VAEP prej 1.21 me 0.61. Autorët e hulumtimit sqarojnë se rezultati është i tillë për shkak se Ronaldo luan më pak me topin, por ka një ndikim të madh. Nga ana tjetër, Messi gjeneron më shumë veprime, por të gjitha me një vlerë të lartë. Edhe pse të dhënat janë përpunuar përmes teknologjisë, duket se debati në fjalë do të vazhdojë gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat