Pogbas i ndryshohet pozita, kështu do të duket tani formacioni i Man Utd

Futboll

Pogbas i ndryshohet pozita, kështu do të duket tani formacioni i Man Utd

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 11:09
Pogba

Ole Gunnar Solskjaer do të ketë në dispozicion Paul Pogban kur futbolli të rikthehet në Angli.

Mesfushori francez ka pasur një sezon të vështirë duke u përballë me shumë lëndime.

Por, transferimi i Bruno Fernandes ka bërë që mungesa e Pogbas të mos vërehet te ‘Djajtë e Kuq’, raportojnë mediet në Angli.

Me rifillimin e sezonit, Solskjaer ka vendosur që Pogbas t’ia ndryshojë pozitën në fushë, duke luajtur si numër 10, i avancuar, duke ndihmuar skuadrën në pjesën ofensive.

Pogba do të zë vend në pjesën ofensive, së bashku me Greenwood dhe Rashford, ndërsa në sulm do të jetë Anthony Martial.

Formacioni i Man Utd pas rifillimit të sezonit në Premierligë:

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat