Dalin rezultatet për COVID-19 te skuadra e Fenerbahce

Futboll

Dalin rezultatet për COVID-19 te skuadra e Fenerbahce

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 12:20
Dalin rezultatet për COVID-19 te skuadra e Fenerbahce

Te Fenerbahce nuk ka asnjë rast me COVID-19.

Skuadra turke, pjesë e së cilës është edhe sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, është testuar për COVID-19, para rifillimit të futbollit në Superligën e Turqisë.

Mediet në Turqi raportojnë se të gjithë lojtarët e Fenerbahces kanë dalë negativë.

Superliga e Turqisë rikthehet në aksion ditën e premte, me Fenerbahcen që pret në shtëpi Kaysesporin.

Në këtë ndeshje, nga minuta e parë do të startojë edhe Vedat Muriqi, që këtë sezon ka shënuar 13 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat