Plani për një cikël i Refik Halilit

Futboll

Plani për një cikël i Refik Halilit

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 13:58
Plani për një cikël i Refik Halilit

“Të marrim lojtarët më të mirë të kampionatit dhe të nisim një cikël si ai i Skënderbeut të viteve të kaluara”. Është kjo strategjia që duan të ndjekin drejtuesit e Tiranës për vazhdimësinë.

Duke qenë me një dorë te titulli kampion, ata duan që të mbyllin çështjen e afrimeve pa mbaruar ende ky sezon. Dihet tashmë që koha për ndeshjet e Europës është e shkurtër, sepse ato do të nisin në gusht, vetëm pak ditë pas përfundimit të Superiores.

Në këtë mënyrë, drejtuesit e Tiranës kanë nisur që tani të kontaktojnë emrat më të njohur të kampionatit, duke e nisur pikërisht me Alban Hoxhën dhe Lorenc Trashin. Se sa do të arrijë klubi bardheblu t’i bindë lojtarët më të mirë të skuadrave rivale, kjo do të shihet në muajt e ardhshëm. Megjithatë, është fakt se tashmë merkatoja e Tiranës ka nisur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat