Ish-lojtari ganez i habit të gjithë: Rashford është djali im, unë jam babai

Futboll

Ish-lojtari ganez i habit të gjithë: Rashford është djali im, unë jam babai

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 14:33
Ish-lojtari ganez i habit të gjithë: Rashford është djali im, unë jam babai

Një ish-lojtar i Ganës, i quajtur Majkëll Boi Marakuej, pretendon se është babai i sulmuesit të Mançester Junajtidit, Markus Rashford.

65- vjeçari tha gjatë një bisede me radion ganeze “Star Sports”, se ai është babai biologjik i talentit 22-vjeçar të kombëtares angleze. Rashford ka lidhur në Mançester.

Nëna e tij Melani Rashford është angleze, ndërsa babai Xhozef Rashford është me origjinë nga Xhamajka.

Por, tani Majkëll Boi Marakuej pretendon se është ai babai i talentit të “Djajve”. I pyetur përse e pranoi tani diçka të tillë, ai tha se donte të korrigjonte të pavërtetën dhe se Markus ka origjinë ganeze. “Nuk dua të përfitoj asgjë prej tim biri”, nënvizoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat