Këto janë 3 skuadrat e vetme në Europë që po "luftojnë" në 3 fronte

Futboll

Këto janë 3 skuadrat e vetme në Europë që po "luftojnë" në 3 fronte

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 16:26
Këto janë 3 skuadrat e vetme në Europë që po "luftojnë" në 3 fronte

Paris Saint Germain që tashmë është konfirmuar kampion në Ligue 1 pas vendimit për të përfunduar parakohe kampionatin. Skuadra nga kryeqyteti francez, ka mundësi të mirë të fitojë edhe trofeun e Kupës, pasi në finale do të luajë kundër St.Etienne.

Në Ligën e Kampionëve, PSG janë kualifikuar në fazën çerekfinale.

Përveç PSG, në garë për tre tituj janë edhe Bayern Munich dhe Juventus.

Bayern Munich po shkojnë sigurt drejt titullit në Bundesligë, ndërsa në Kupën e Gjermanisë janë në finale. Në Ligën e Kampionëve ‘Bavarezët’ e kanë fituar 0-3 ndeshjen e parë të 1/8 së finales kundër Chelseas.

Skuadra e tretë është ajo e Juventusit, që po kërkon të triumfojë këtë sezon në Serie A, Kupën e Italisë dhe Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat