Real Madridi ka refuzuar ofertën

Futboll

Real Madridi ka refuzuar ofertën

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 17:51
Real Madridi ka refuzuar ofertën

Real Madridi ka refuzuar ofertën e Paris Saint-Germain për Vinicius Jr, raportojnë mediet spanjolle.

Kampionët e Francës janë të gatshëm të derdhin 110 milionë euro për anësorin brazilian, por ‘Los Blancos’ kanë sqaruar se Vinicius nuk është në shitje.

Parisienët synojnë që gjatë kësaj verë, të sjellin në “Parkun e Princave” disa super-lojtarë dhe braziliani është në listën e Drejtorit Sportiv të PSG-së Leonardos,

Megjithatë, madrilenët raportohet se janë të vendosur ta mbajnë në skuadër Vinicius-in, i cili këtë sezon të garave, ka shënuar katër gola dhe ka bërë 28 asistime në të gjitha garat e skuadrës “merenguese”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat