Liria i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese

Futboll

Liria i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 18:00
Liria i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese

Liria e Prizrenit iu kthye dje përgatitjeve, pavarësisht se kampionati i Ligës së Parë është shpallur i mbyllur nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Prizrenasit besojnë se ky vendim është i padrejtë dhe se ai duhet të kthehet prapa.

Sekretari i Lirisë, Bashkim Kajdomçaj, ka bërë të ditur se ata i janë drejtuar edhe Gjykatës Kushtetuese.

“Liria është ankuar në Gjykatën Kushtetuese, pasi konsiderojmë se vendimi i FFK-së është diskriminues në raport me Superligës”, ka thënë Kajdomçaj për Olle.

“Po ashtu kemi edhe vendimin e Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport dhe Ministrisë së Shëndetësisë për rifillim të aktiviteteve. Nga ta kemi kërkuar përkrahje të zhbllokimit të situatës për Ligën e Parë”, shton ai, duke marrë shembull edhe ligat e Rajonit si në Shqipëri e Mal të Zi, ku kanë rifilluar edhe Ligat tjera krahas elitës.

Kajdomçaj theksoi se në bazë të përgjigjes nga organet gjyqësore, do të kërkojnë kompenzim për dëmin e shkaktuar.

Liria ndodhej e treta në renditjen e Ligës së Parë, me pesë pikë më pak se sa Arbëria e Dobrajës dyta, e cila bashkë me Besën e Pejës u inkuadruan në Superligë, bazuar në vendimin e FFK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat