Ballkani udhëton drejt Prishtinës

Futboll

Ballkani udhëton drejt Prishtinës

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 18:05
Ballkani udhëton drejt Prishtinës

Barazimi me Drenicën, bëri që Ballkani pas 8 muajsh të humb lidershipin në Superligën e Kosovës, duke ia lëshuar fronin Dritës. Sidoqoftë, skuadra suharekase me një fitore eventuale kundër Flamurtarit në Prishtinë do të rikthehej në vendin e parë të paktën për 48 orë.

Derisa Ballkani qëndron 1 pikë mbrapa liderit, Flamurtari ka vetëm 1 pikë më tepër se zona e kuqe, dhe për këtë fakt pikët e këtij ballafaqimi janë vitale për qëllimet e ndryshme të dy palëve.

Sfida ndaj ‘kuqezinjëve’ nuk pritet të jetë aspak e lehtë për ekipin e Ismet Munishit, duke pasur parasysh që Flamurtari është skuadra e fundit që e ka mposhtur Ballkanin në elitë.Një ndër pikat më kritike të ‘portokallezinjëve’ është goli si mysafir, që u ka munguar në shumë ndeshje.

Në total futbollistët e këtij klubi kanë shënuar vetëm 6 gola në udhëtim. Kujtojmë që Ballkani është pa fitore në 2 ndeshjet e fundit, dhe asnjëherë gjatë këtij edicioni nuk i ka ndodhur të regjistrojë 3 ndeshje rresht pa triumf.

Në anën tjetër Flamurtari pas humbjes nga Drita, do të provoj të shkaktojë një tjetër befasi duke mposhtur përsëri skuadrën e Munishit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat