Presidenti i La Ligës:  Tifozët mund të rikthehen në stadiume

Futboll

Presidenti i La Ligës:  Tifozët mund të rikthehen në stadiume

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 18:30
Presidenti i La Ligës:  Tifozët mund të rikthehen në stadiume

Presidenti i La Ligas, Javier Tabas është shprehur se shpreson që fansat mund të rikthehen në stadium para fundit të këtij sezoni.

La Liga spanjolle rikthehet sonte me derbin e Betisit, tre muaj pas suspendimit për shkak të pandemisë së Coronavirusit.

Tebas ka konfirmuar se janë në bisedime me qeverinë për rikthimin e fansave në stadiumet spanjolle.

“Nuk do të jetë i gjithë kapaciteti i stadiumit, kuptohet dhe do të ketë masa mbrojtëse” – tha ai.

“Por po shpresojmë që të paktën 10 apo 15% të kapacitetit ta kemi para fundit të sezonit” – përfundoi ai.

Kujtojmë që sonte takimi në mes Sevilles dhe Betisit nis nga ora 22:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat