Liverpool, ëndrra e fundit është ylli i Serisë A

Futboll

Liverpool, ëndrra e fundit është ylli i Serisë A

Më: 12 qershor 2020 Në ora: 09:02
Klopp

Liverpool është vënë në gjurmët e mbrojtësit të Inter-it, Milan Skriniar.

Sipas Gazzetta dello Sport, Të Kuqtë i janë bashkuar Manchester United dhe Manchester City-t, gjithashtu të interesuara për 25-vjeçarin e zikaltërve.

Sllovaku mban fanellën me numrin 37 tek Inter-i, në shenjë respekti për idhullin e tij, ish-lojtarin e Të Kuqve Martin Skrtel, por kjo nuk do ta ndihmojë Liverpool-in të sigurojë shërbimet e Skriniar.

Mbrojtësi ka një kontratë deri në vitin 2023 me milanezët dhe një vlerë 50 milionë euro në merkato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat