Trajneri spanjoll me fjalë të rënda

Futboll

Trajneri spanjoll me fjalë të rënda

Më: 12 qershor 2020 Në ora: 13:15
Trajneri spanjoll me fjalë të rënda

“Arbitri ka bërë çfarë donte të bënte”, tha Alvaro Jimenez, ndërkohë që të gjithë shokët e tij tek Albacete ishin duke turfulluar pas humbjes së pësuar ndaj Rayo Vallecano. Protestat tek arbitri pas ndeshjes ishin të kota, pasi gjithçka kishte marrë fund dhe pikët i kishte marrë skuadra vendase.

Nëse Jimenez u përmbajt,nuk ka ndodhur kështu me trajnerin Lucas Alcaraz. I ashpër dhe me një fjalor deri diku të papërshtatshëm. Gjithsesi nuk mund të gjykohet, sidomos pas ka parë skuadrën e tij të humbë dhe është i bindur se gjithçka punonte kundër tyre.

“Te kam dhjerë në Ligë, nivel amator. Le të na thotë ai i Ligës (i referohet Javier Tebas, presidentit të La Liga), se do e kap prej qafe. Ku ishte mbledhësi i topave? Asgjë, tallje. 40 minuta si legenë. Le të më thotë ndonjë gjë, se do e mbyt në grushte. Po tallin bythën me ne”, tha Alcaraz, dukshëm i nervozuar.

Albacete mbetet në kuotën e 35 pikëve, në vendin e 18-të, por rrezikon shumë, pasi është me pikë të barabarta me Deportivo La Coruna. Edhe Lugo është pranë, me 34 pikë, kështu që rreziku i rënies në ligën e tretë është i madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat