Kozniku emocionon, ja çfarë publikon ditën kur NATO futet në Kosovë

Futboll

Kozniku emocionon, ja çfarë publikon ditën kur NATO futet në Kosovë

Nga: Kemajl Goca Më: 12 qershor 2020 Në ora: 14:59
Kozniku emocionon, ja çfarë publikon ditën kur NATO futet në Kosovë

Legjenda e futbollit të Kosovës, Ardian Kozniku, i cili ka fituar medaljen e bronztë me Kroacinë në Kampionatin Botëror në vitin 1998. Ai ka bërë një postim emocional dhe ka publikuar edhe përbërjen e Kosovës që ka luajtur me 12 qershor në Tetovë.  

“Me 12 qershor 1999 në ditën kur NATO zbarkon në Kosovë luajtëm ndeshjen humanitare në Tetovë në mes te Reprezentacionit të Tetovës dhe ekipit të Prishtinës.

Për ekipin e Prishtinës luajtën futbollistët që në atë kohë ishin refugjatë në Maqedoni dhe ata të cilët luanin në shtetet Evropiane. 

Image

Kozniku publikon formacionin e vitit 1999

Në ndeshje ishin prezente më tepër se dhjetë mijë shikues dhe u inkasuan afro 12.000 marka gjermane të cilat nëpër mes organizatës humanitare EL HILALL ju shpërndan refugjateve kosovar që gjendeshin në kampet e Maqedonisë.

Falënderojë të gjithë futbollistët që ju përgjigjen ftesës që për këtë ndeshje dhe dhanë kontributin e tyre me aspektin humanitar.

Gjithashtu falënderojë edhe miqtë tanë nga Tetova, që na ndihmuan në organizimin e kësaj ndeshje si Enver Sylejmani, Shaban Sejdiu, Mevaip Osmani, Skënder Jonuzi, Ibro Osmani, Aqim Mehmeti e shumë të tjerë”, ka shkruar Kozniku në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat