Historia e veçantë

Futboll

Historia e veçantë

Më: 12 qershor 2020 Në ora: 15:14
Historia e veçantë

Stjuarti, i cili rrëmbeu Rajan Gigsin nga kthetrat e Mançester Sitit i ka paguar legjendës uellsiane 1 paund për çdo gol që ai ka shënuar me Mançester Junajtid, madje deri në fund të karrierës së tij. Ikona e “Djajve”, ka zbuluar se Harold Ud i ka paguar atij 1 sterlinë sa herë e depozitonte topin në rrjetë, si një mënyrë për ta motivuar që të luante më mirë.

Ud iu afrua Gigsit kur ishte vetëm 13 vjeç dhe luante për rivalët e Sitit. Aleks Ferguson firmosi me mesfushorin në datëlindjen e tij të 14-të në vitin 1987 dhe pjesa tjetër është histori. 46-vjeçari fitoi 13 tituj kampionë, 2 Champions dhe 4 Kupa FA gjatë 24 viteve të tij te Junajtid. Ai shënoi 168 gola në 963 ndeshje.

“Unë kam qenë gjithnjë një tifoz i Junajtid. Kam luajtur për Sitin, sepse trajneri i skuadrës amatore ishte një skaut i Sitit”, tregon Gigs. “Ferguson dëgjoi për mua nga një stjuart, i cili vinte për të më parë të luante, dikush i quajtur Harold Ud, i cili fatkeqësisht u nda nga jeta dy javë më parë. Ai ishte një djalë i shkëlqyer, i cili vinte për të na parë.

Ishte punonjës i parkimit në qendrën ku ne stërviteshim.

Një ditë trokiti në derën e trajnerit dhe i tha: ‘Dëgjo, është një djalë që luan këtu ngjitur me Sitin. Ai është tifoz i Junajtid, duhet ta shohësh’. Kur u pranova në skuadrën e parë, ai ishte ende atje dhe më jepte 1 paund për çdo gol të shënuar. Kur shkova 19-20 vjeç i thosha: ‘Harold, lërë këtë punë’, por ai më përgjigjej: ‘Ja ku e ke 1 paundin tënd’. Vazhdoi të ma jepte deri në fund të karrierës,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat