Interi pas dy yje

Futboll

Interi pas dy yje

Më: 12 qershor 2020 Në ora: 16:43
Interi pas dy yje

Pas Young, Moses dhe Eriksen në janar, Interi sheh sërish nga Premier League për të riforcuar skuadrën.

Sipas asaj që raporton “Daily Express” klubi zikaltër është shumë e interesuar për Hector Bellerin, në krahun e djathtë të mbrojtjes. Mbrojtësi 25-vjeçar, ka edhe tri vite kontratë me Arsenalin, teksa vlera e tij në merkato shkon në 30 milionë euro.

Për futbollistin e “Topçinjve” interesim në Itali ka pasur edhe nga Juventus, por mbrojtësi ka kërkuar kohë për të vendosur për të ardhmen e tij. Duke qëndruar në Londër, një nga synimet e Interit është edhe Oliver Giroud.

Sulmuesi francez vendosi që të rinovonte kontratën edhe me një vit kontratën me skuadrën e Chelsea-t, por kjo nuk ka bërë që Conte të bëjë ndonjë hap pas në kërkesën për ta transferuar edhe në verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat