Juventusi dhe Milani barazojnë pa gola, “Zonja e Vjetër” kalon në finale të Kupës së Italisë - Bota Sot
Juventusi dhe Milani barazojnë pa gola, “Zonja e Vjetër” kalon në finale të Kupës së Italisë

Futboll

Juventusi dhe Milani barazojnë pa gola, “Zonja e Vjetër” kalon në finale të Kupës së Italisë

Më: 12 qershor 2020 Në ora: 23:27
Pamje nga ndeshja Juventus - Milan

Juventusi dhe Milani nuk kanë arritur ta gjejnë rrjetën në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Italisë, ndërsa pas këtij barazimi “Zonja e Vjetër” kalon në finale fal golit të shënuar në fushën kundërshtare.

Sa i përket ndeshjes, u pa që pauza e gjatë shkaku i pandemisë COVID-19 ka luajtur rol tek futbollistët e të dyja palëve.

Ndeshja nisim më mirë për Juventusin që rrezikoi që në minutën e dytë, ku një goditje e Duglas Costas kaloi ngjitur me shtyllën.

Në minutën e 14-të u akordua penallti, vetëm pas verifikimit nga VAR, ku shihej një prekje me dorë nga Andrea Contit, ndërsa gjyqtari Daniele Orsoto vendosi për goditja nga pika e bardhë.

Penalltinë e gjuajti Cristiano Ronaldo, por që goditja e tij u ndal nga shtylla.

Edhe pse me një lojtarë më shumë Juventusi nuk arriti të gjejë rrjetën.

Pjesa e dytë ishte me një ritëm më të ulët dhe skuadrat, nuk arritën të krijonin shumë.

Milani rrezikoi bukur me Hakan Calhanoglun, por goditja e tij me kokë shkoi jashtë.

Juventusi kishte disa gjysmëraste me Paolo Dybalan dhe Adrien Rabiot, por Giggi Donnarumma ishte në vend.

njëjtë provoi edhe Alex Sando, por përsëri Donnaruma ishte në vend (90’).

Juventusi pas barazimit pa gola kaloi në finale, pasi ndeshja e parë ishte mbyllur baras 1-1 dhe fal golit në fushë mysafire Zonja e Vjetër do të luajë në finale. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat