Roma, Dzeko zbulon tre shokët e skuadrës pa të cilët nuk bën dot

Futboll

Roma, Dzeko zbulon tre shokët e skuadrës pa të cilët nuk bën dot

Më: 13 qershor 2020 Në ora: 07:41
Edin Dzeko

Në një lidhje direkte në Instagram me sponsorin Qatar Airways, sulmuesi Edin Dzeko ka folur për marrëdhënien e tij me shokët e ekipit te Roma dhe me disa qytete:

“Nuk kam qenë kurrë në Katar, është një gjë që dua ta ndryshoj. Kam parë shumë qytete, por për karrierën time si futbollist kanë qenë të rëndësishme Wolfsburg-u dhe Manchester-i. Kam fituar kampionati në të dy qytetet, do të jem gjithmonë i lidhur me ato dy vende”.

– Cili është shoku is kuadrës me të cilin je lidhur më shumë?

“Kemi luajtur bashkë te City, ai është nga Serbia, jemi më shumë se shokë skuadre: Aleksandar Kolarov”.

– Çfarë do të bësh kur të rifillojnë fluturimet?

“Më mungojnë prindërit, kur do të kemi mundësinë të lëvizim, do të jetë gjëja e parë që do të bëj. Shtëpia ime nuk është larg Romës”.

– Cilët janë tre lojtarët që do të merrje në Q-suite?

“Kolarov, Kalinic, një tjetër lojtar nga Ballkani, dhe më pas Pellegrini, zëvendës kapiteni. Ata janë tre shokët e skuadrës që do t’i merrja kudo”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat