Ish-Ministri i Sportit: Stadiumi kombëtar duhet të ndërtohet në Korreticë dhe jo në Bërnicë

Futboll

Ish-Ministri i Sportit: Stadiumi kombëtar duhet të ndërtohet në Korreticë dhe jo në Bërnicë

Më: 13 qershor 2020 Në ora: 13:10
Kujtim Gashi

Debati për lokacionin e stadiumit kombëtar të Kosovës nuk ka marrë fund.

Po shqyrtohet mundësia që këtij projekti kapital t’i ndërrohet sërish lokacioni, nga Korretica në Bërnicë, vend ku edhe në fillim ishte caktuar të ndërtohet.

Por, këtë ndryshim të mundshëm të lokacionit nuk po e mirëpret ai që pikërisht ishte i pari që ia ndryshoi vendndodhjen stadiumit, ish-ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi.

Ky, tregoi edhe arsyen e këtij qëndrimi të tij.

“Ka problem pronësore në Bërnicë. Ka prona private, ka prona të Agjencionit të Privatizimit dhe ka prona të agjencive te ndryshme, do te duhej me të shpronësoheshin pronat, që do të kishte gjatë këtij shpronësimi një kosto të madhe për buxhetin e Republikës së Kosovës dhe alternativa tjetër ka dalë të jetë Korretica”, u shpreh ai.

Gashi thotë se këto probleme janë të vetmet arsyeqë e shtynë atë të marrë vendimin për ndryshim të lokacionit.

Ai mohon të ketë pasur, prapa vendimit të tij,ndonjë qëllim politik.

“Absolutisht kjo nuk ka qëndruar dhe nuk qëndron as sot. Po aq sa kemi vota Drenas, kemi edhe në Prishtinë. Madje nëse do të duhej të përdorej politikisht, do të kishim vendosur ta drejtonim aty projektin në Prishtinë, po krejt kjo ka qenë problem pronësorë përndryshe në asnjë rrethanë dhe mënyrë nuk do te kishte zëvendësim te lokacionit nëse do të kishte hapësirë për ta ndërtuar aty”, theksoi ai.

Derisa për mjedisin se ku do të ndërtohet stadium ka paqartësi, ka diçka që dihet saktë.

Stadiumi Kombëtar do të ketë një kapacitet prej mbi 30 mijë ulëseve.

E po ashtu në hapësirën përreth tij do të ketë restorante, hotele, fusha ndihmëse, parqe e pishina. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat