Ëndrra për futboll iu ndërpre në gjysmë

Futboll

Ëndrra për futboll iu ndërpre në gjysmë

Më: 13 qershor 2020 Në ora: 13:50
Ëndrra për futboll iu ndërpre në gjysmë

Pasioni i tij ishte futbolli. Donte shumë të luante, por ëndrrën ia ndërprenë në mes. Ndodhi të martën në mbrëmje, kur ai kishte shkuar të blinte pije freskuese në një pikë karburanti.

I trembur, ai ishte larguar së bashku me një adoleshent tjetër dhe raportohet që policia e ka qëlluar. E gjithë ngjarja ka ndodhur në Oaxaca, Meksikë.

Alexander mbeti i vdekur dhe më pas u përcoll në banesën e fundit nga familjarët dhe miqtë e tij.

Nderimet kanë qenë të shumta dhe madje një video po bën xhiron e internetit. Shokët dhe familjarët e tij kanë vendosur të shënojnë një gol të fundit për Alexander, që tani nuk jeton më mes tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat