Dy gjigantët e mëdhenj bisedojnë për Pogban

Futboll

Dy gjigantët e mëdhenj bisedojnë për Pogban

Më: 13 qershor 2020 Në ora: 16:40
Dy gjigantët e mëdhenj bisedojnë për Pogban

Manchester United dhe Juventus janë në bisedime për një shkëmbim të bujshëm.

Dy gjigantët e mëdhenj evropian kanë nisur prej ditësh bisedimet për shkëmbimin Paul Pogba-Aaron Ramsey.

Vet lojtari ka pranuar se dëshiron rikthimin në Angli dhe i ka dhënë një përgjigje pozitive Djajve të Kuq.

Nga ana tjetër Juventus ka kërkuar nga drejtuesit e gjigantit anglez që ta lënë të lirë Paul Pogban të rikthehet në Serie A.

Juventus është gati ta ofrojë Aaron Ramsey te United plus një shumë të parave prej 40 milionë eurove në këmbim të Pogbas.

Sipas medieve italiane dhe atyre angleze kjo marrëveshje është shumë afër që të finalizohet.

Gjasat janë të mëdha që të ndodh ky shkëmbim, pasi si Ramsey ashtu edhe Pogba kanë dhënë dritën e gjelbër për tu transferuar te United respektivisht te Juventusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat