“Messi merr gjithmonë të gjitha kritikat për dështimet e Argjentinës, shokët e tij fshihen”

Futboll

“Messi merr gjithmonë të gjitha kritikat për dështimet e Argjentinës, shokët e tij fshihen”

Më: 13 qershor 2020 Në ora: 16:53
Messi

Hristo Stoichkov i ka dalë në mbrojtje gjashtë herë fituesit të Topit të Artë.

Messi, kritikat e vetme dhe të shumta i merr në raport me karrierën e tij te kombëtarja e Argjentinës, ku akoma nuk ka fituar ndonjë trofe të rëndësishëm, përveç medaljes së artë olimpike.

Lidhur me këtë ka folur ish anëtari i Barcelonës, Hristo Stoichkov, duke i dalë në mbrojtje Messit, me insistimin se lojtarët e Argjentinës fshihen nëpër fushë.

“Të shohësh një mik si Leo të lumtur, dhe të ndalësh atë së vuajturi ngase nuk ka mundësi të fitojë Kupën e Botës, do të jipja Këpucën e Artë që e fitova në Kupën e Botës 1994 për këtë, vetëm që Messi të fitojë një Kupë Bote”, ka thënë Stoichkov.

“Gjithmonë kur ai pëson, Messi merr të gjitha kritikat dhe ata kurrë nuk flasin për ata krah tij që dështuan”, ka shtuar ish anëtari i Barcelonës.

“Në Afrikë e Jugut, ata kishin skuadër të shkëlyqer, dhe ku përfunduan? Askush nuk pyeti. Më vonë në Brazil, Argjentina preku finalen dhe kur lojtarët e tjerë kishin shanse të shkëlqyera, dështuan, por Messi mori fajin. Në Kupën e Amerikës humbën dy herë pas penalltive. Kur Messi asiston, lojtarët e Argjentinës fshihen”, ka thënë mes tjerash Stoichkov.

Messi do të ketë mundësi edhe në Katarin 2022 që të tentojë për Kupën e Botës, por edhe vitin tjetër për Kupën e Amerikës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat