Stoichkov: Messi fajësohet padrejtësisht për dështimet e Argjentinës

Futboll

Stoichkov: Messi fajësohet padrejtësisht për dështimet e Argjentinës

Më: 13 qershor 2020 Në ora: 18:05
Messi

Legjenda e Barcelonës, Hristo Stoichkov, thotë se Lionel Messi gjithmonë fajësohet padrejtësisht për dështimet e Argjentinës dhe tha se bashkëlojtarët e tij “fshihen” në ndeshjet e rëndësishme në skenat e mëdha.

Ndërkohë, përderisa Lionel Messi e ka grumbulluar një koleksion mbresëlënës të medaljeve falë sukseseve të tij me Barcelonën, me gjashtë Topa të Artë, argjentinasi ende po pret ta fitojë trofeun e parë të madh me Kombëtaren e Argjentinës.

Ai ka pësuar funde zhgënjyese në tentimet e tij për t’ia sjellë Kombëtares së Argjentinës një trofe prestigjioz, qoftë kjo në Kupën e Amerikës apo në Kupën e Botës. E tani atij nuk i ka mbetur edhe shumë kohë për ta realizuar këtë synim, pasi që tani po i afrohet ditëlindjes së 33-të.

“Ta shohësh një shok të lumtur, si Leon, dhe t’ia ndalojë atij dhimbjet që s’ka fituar Kupë të Botës, unë do ta shkëmbeja Këpucën time të Artë, që e fitova gjatë Kupës së Botës 1994… vetëm për ta parë Messin si kampion të Botës”, ka thënë Stoichkov.

“Gjithmonë kur ata humbin, Messi fajësohet dhe ata nuk flasin kurrë për ata që janë përreth tij dhe që po dështojnë. Gjithmonë flitet që Messi s’po fiton, por çfarë për lojtarët që dështuan përkundër ndihmës së Messit? Ata po fshiheshin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat