Kluivert tek Arsenal, Mkhitaryan te Roma?

Futboll

Kluivert tek Arsenal, Mkhitaryan te Roma?

Më: 13 qershor 2020 Në ora: 18:24
Kluivert

Arsenal dhe Roma mund të bëjnë një shkëmbim tejet interesant në merkaton e verës.

Agjenti i njohur, Mino Raiola, po punon për të bërë të mundur një shkëmbim lojtarësh ndërmjet Romës dhe Arsenal.

Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, punët për një shkëmbim mund të finalizohen gjatë javës tjetër, me Justin Kluivert dhe Henrikh Mkhitaryan që do të jenë lojtarët që përfshihen në këtë marrëveshje.

Raiola është agjenti i të dy lojtarëve dhe pritet të bëjë të mundur një shkëmbim të tillë.

Mkhitaryan pëlqehet shumë nga skuadra e Romës, dhe Kluivert shihet si opsioni më i mirë për skuadrën e Arsenal.

Në anën tjetër, ka zëra që thonë se shkëmbimi nuk do të bëhet kokë për kokë. Roma mund  të paguajë 12 deri 14 milionë euro për armenin, kurse Arsenal 35 deri 40 milionë për premtuesin holandez.

Mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë marrëveshje për Kluivert ose Mkhitaryan, mes Romës dhe Arsenal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat