Stoichkov bën sakrificën e pabesueshme, vetëm që Messi të fitojë Botërorin

Futboll

Stoichkov bën sakrificën e pabesueshme, vetëm që Messi të fitojë Botërorin

Më: 14 qershor 2020 Në ora: 08:44
Hristo Stoichkov

Ish-sulmuesi i Barçës, Hristo Stoichkov, shprehu dëshirën e tij që Leo Messi më në fund të bëhet kampion botëror me Argjentinën. Madje, legjenda bullgare është gati të heqë dorë nga gjëja më e çmuar e tij, “Topi i Artë”, që e mori më 1994, që kjo të bëhet realitet: “Për të parë të lumtur një mik, siç është Leo, i cili nuk ka qenë në gjendje të fitojë një Kupë Bote, unë do të jepja “Topin e Artë”, të cilin e mora mbas Kupës së Botës 1994. Dua ta shoh Messin kampion bote, jap gjithçka për këtë”. Stoichkov mbrojti rolin e kapitenit të Barcelonës me kombëtaren argjentinase: “Gjithmonë, kur humbet Argjentina, fajësohet e kritikohet Messi. Kurrë nuk flasin për ata që janë pranë tij dhe dështojnë”.

Në këtë intervistë për një radio argjentinase, bullgari i sugjeroi Lautaro Martínez të shkojë te Barça: “Nuk është shumë e lehtë të kesh sukses te Barcelona. Për këtë duhet të kesh karakter, përgjegjësi. Lautaro Martínez do të jetë me fat, sepse ka dy persona para tij, të cilët do të jenë shumë të rëndësishëm në karrierën e tij sportive, si Messi dhe Suárez. Ai do të jetë me fat që Luis Suárez mund t’i mësojë më shumë sesa di për momentin. Për mua, Luis Suarez është dhe do të jetë “9” më i mirë në histori, që ka luajtur me Barcelonën. Këtu kam parasysh golat e tij dhe titujt që ka fituar aty”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat