Jorginho refuzon gjigandin italian

Futboll

Jorginho refuzon gjigandin italian

Më: 14 qershor 2020 Në ora: 13:38
Jorginho

Mesfushori i klubit londinez, Jorginho ishte kërkuar nga gjigandi italian, Juventus.

Mirëpo ‘Zonja e vjetër’ e ka të pamundur transferimin e Jorginhos pasi që siç raportojnë mediat britanike lojtari është I dashuruar në Londër dhe nuk dëshiron të largohet nga ekipi i Frank Lampard.

“Jorginho pritet të mbetet në Chelsea. Mesfushori është i dashuruar me Londrën dhe po shijon momente të mira nga menaxheri i ekipit Frank Lampard dhe tifozët”, shkruajnë mediat në ishull.

Juventusi edhe më parë ka kërkuar lojtarin në fjalë, madje ka qenë të gatshëm të sakrifikojnë ndonjërin nga yjet e skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat