Befason Deeney: Jam i sigurt, secila skuadër ka një homoseksual ose biseksual

Futboll

Befason Deeney: Jam i sigurt, secila skuadër ka një homoseksual ose biseksual

Më: 15 qershor 2020 Në ora: 09:35
Troy Deeney

Troy Deeney ka lëshuar disa deklarata të çuditshme së fundmi.

Ylli i Premierligës, Deeney, i cili aktivizohet me skuadrën e Watford, ka dhënë disa deklarata tejet të çuditshme.

Sulmuesi i Watford ka thënë se është 100% i sigurt se në secilën skuadër të futbollit, ka një lojtar që është homoseksual ose biseksual.

“Unë do të thoja se ka një lojtar homoseksual ose biseksual në secilën skuadër futbolli. Ata janë aty, janë 100% aty”, ka thënë Deeney.

“Mendoj se njerëzit që janë homoseksual ose nga ai komunitet janë të shqetësuar mbi atë se duhet të kenë përgjegjsinë mbi shpatullat e tyre, që të jenë të parët. Mendoj se sapo i pari të deklarohet, do të ketë shumë të tillë”, shtoi sulmuesi.

“Gjithashtu mendoj edhe rreth asaj se pse disa njerëz përfundojnë futbollin, ragbin, ose çfarëdo sporti, dhe pastaj thonë “Jam homo”.. ndihem sikur duhet të jetë peshë e madhe për ta bartur gjatë gjithë karrierës sportive”, ka thënë mes tjerash Deeney.

Në vitin 2019, ishte futbollisti australian, Andy Brennan, ai që njoftoi se ishte homoseksual. Lojtari thoshte se deklarimi i ndihmoi shumë, për t’u fokusuar pastaj vetëm në futbollin dhe të mos kishte peshën për të cilën Deeney ka folur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat