Debat në Barcelonë, Griezmann apo Braithwaite? 120 milionë euro blerje për asgjë!

Futboll

Debat në Barcelonë, Griezmann apo Braithwaite? 120 milionë euro blerje për asgjë!

Më: 15 qershor 2020 Në ora: 16:59
Barcelonë

Braithwaite ka fituar zemrat e tifozëve të Barcelonës, e duan në formacion para Griezmannit.

Zakonisht, kur një skuadër investon 120 milionë euro në një futbollist, tifozët vetëm sa i gëzohen këtij investimi, sepse skuadra e tyre e zemrës po forcohet, pasi një lojtar më aq shifër të lartë është padyshim në mesin e më të mirëve në botë.

Por, gjërat nuk kanë shkuar aspak mirë për Antoine Griezmann te Barcelona, të paktën deri më tani.

Ai nuk po arrin që të përshtatet te katalunasit me shpresën se do të bëjë diçka më shumë sezonin e ardhshëm, gjithmonë nëse në verë nuk largohet, me spekulimet që rriten dita ditës për përfshirje të mundshme të tij në operacionin për Neymar.

Edhe më keq për Griezmann është fakti se ani pse Barça ka shpenzuar shumë në të, 120 milionë euro, tifozët nuk e duan në formacion.

Në anketën e bërë nga ‘El Chiringuito de Jugones’, shumica e tifozëve janë të mahnitur me punën që po bën nga ai që pritej më së paku, Martin Braithwaite.

Ata njëzëri duan që Braithwaite të startojë bashkë me Lionel Messin dhe Luis Suarezin në sulm për pjesën e mbetur të sezonit.

Barcelona e mori Braithwaiten në shkurt të këtij viti nga Leganes, duke paguar klauzolën e tij 18 milionë euro, për t’i vendosur klauzolë të re, 300 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat