Tahir Lushtaku i del në ndihmë vogëlushit gjashtë vjeçar

Futboll

Tahir Lushtaku i del në ndihmë vogëlushit gjashtë vjeçar

Më: 15 qershor 2020 Në ora: 17:16
Foto ilustrim

Trajneri i mirënjohur Tahir Lushtaku, ka treguar shpirtin e tij njerëzor duke dhuruar ndihmë financiare për familjen Krasniqi.

Lushtaku ka dhuruar 100 euro familjes Krasniqi për shërimin e vogëlushit Arianit, i cili është diagnostifikuar me leukemi akute limfoblastike.

Për shërimin e gjashtë vjeçarit familjes Krasniqi i duhen 300 mijë euro.

Familja Krasniqi, ka kërkuar ndihmë për shërimin e djalit të tyre, pasi që nuk kanë mundësi që të gjitha shpenzimet t’i mbulojnë vet.

Familja e tij, ka publikuar edhe xhirollogarinë bankare në rrjetin social Facebook, e po ashtu edhe dokumentet të cilat tregojnë për sëmundjen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat