Bayerni kërkon titullin e kampionit sot kundër Rashicës

Futboll

Bayerni kërkon titullin e kampionit sot kundër Rashicës

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 11:38
Bayerni

Bayern Munichu do të udhëtojë në Weserstadion për përballjen e së martës kundër Werder Bremenit të Milot Rashicës duke e ditur se një fitore do të jetë e mjaftueshme për ta siguruar matematikisht titullin e tetë radhazi të Bundesligës.

Përkundër fitores bindëse me rezultat 5:1 të së shtunës kundër Paderborn, ekipi i Milot Rashicës vjen në këtë përballje me Bayernin duke e ditur se ka ende shumë punë për të bërë për ta siguruar mbijetesën në ligë.

Ndërsa, edhe pse Bayerni nuk ishte bindës me paraqitje në ndeshjen e së shtunës kundër Borussia Monchengladbachut të shtunën, fitorja 2:1 bëri që bavarezët të shkonin edhe një hap më afër titullit të kampionit.

Paraqitja e Bayernit mund të ketë qenë edhe si pasojë e fitores në minutat e fundit të ndeshjes nga Dortmundi, pasi që djemtë e Hansi Flick kishin shpresuar të shpalleshin kampionë qysh në fundjavë.

Megjithatë, goli i shënuar nga Leon Goretzka bëri që Bayerni të mbetet një fitore larg sigurimit të titullit të kampionit, që do të ishte titulli i parë për trajnerin Flick në Allianz Arena, por i teti radhazi për klubin.

Bayerni do ta sigurojë këtë titull nëse arrin ta mposhtë Bremenin sonte në shtëpi – duke e shënuar edhe fitoren e 12-të radhazi në Bundesligë – që s’do të jetë e lehtë pasi që Bremeni do të duhet të luftojë për pikët e kësaj ndeshjeje pasi që shpreson t’i ikë rënies nga Bundesliga.

E për ta siguruar mbijetesën Bremeni do të ketë nevojë për yllin kosovar Milot Rashica, i cili megjithatë s’ka qenë në formën e tij më të mirë. Rashica, i cili pritet të largohet nga klubi gjerman këtë verë, do të synojë ta shënojë sonte golin e parë në ligë që nga dhjetori – pasi të shtunën e humbi rastin e artë për t’i dhënë fund kësaj ecurie të dobët, kur humbi një penallti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat