Trajneri kroat sulmon tri gra, dikur e kërkonte shqiptarin e njohur të Kosovës

Futboll

Trajneri kroat sulmon tri gra, dikur e kërkonte shqiptarin e njohur të Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 16 qershor 2020 Në ora: 14:53
Trajneri kroat sulmon tri gra, dikur e kërkonte shqiptarin e Kosovës

Po kush nuk e njeh nga gjeneratat e vjetra ish trajnerin e mirënjohur kroat, Josip Skobllar. 

Ai ka bërë një gjest të pahijshëm të shtunën që shkoi në Privlaka të Kroacisë. 
Burri 79-vjeçar apo legjenda e futbollit kroat, ka sulmuar tri gra dhe një fëmijë. Raportohet se ato u sulmuan fizikisht nga Skobllari.

Njërën e kishte kapur për qafe dhe e kishte lënduar në këmbë, siç shkruan media kroate “24 sata”. 
Si lojtar ai ka qenë i jashtëzakonshëm, i cili kishte fituar ‘Këpucën e Artë’ si golashënuesi më i mirë në Evropë në vitin 1971, dhe që prej këtij viti ai ka mbajtur rekordin që ka shënuar 44 gola në një sezon të ligës franceze përkatësisht për Marsellen.  

Një fakt interesant është, se në vitin 1988 sa ishte trajner i Dinamos së Zagrebit, e kërkonte portierin e gjeneratës së artë të Prishtinës, Shukri Paçaradën. 

Ai i kishte premtuar Paçaradës se si të kthehet nga shërbimi ushtarak ish jugosllav, do të jetë pjesë e Dinamos, por kjo nuk u realizua sepse Skobllar u largua nga pozita e trajnerit atëkohë e në vend të tij kishte ardhur Kuzhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat