Juventus vjen me dy transferime nga Chelsea

Futboll

Juventus vjen me dy transferime nga Chelsea

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 16:08
Juventus vjen me dy transferime nga Chelsea

Juventus janë të etur të nënshkruajnë me dyshen e Chelseas, Jorginho dhe Marcos Alonso këtë verë.

Kampionët e Italisë, po përgatiten për shumë ndryshime këtë verë, duke synuar transferimin e disa lojtarëve nga Premierliga, në mesin e tyre edhe dyshja e Chelsea.

‘Zonja e Vjetër’ thuhet se është e gatshme të ofrojë dy lojtarë dhe para për Jorginhon dhe Alonson, me të cilët Maurizio Sarri ka punuar në ‘Stamford Bridge’.

Madje Jorginho, ishte pikërisht dëshirë e Maurizio Sarrit, i cili e mori me vete te Chelseas pas largimit nga Napoli.

Juventus do t’i ofrojë Chelseas lojtarët si Federico Bernardeschi dhe Adrien Rabiot, të cilët nuk po gjejnë vetën në skemat e trajnerit italian.

Bernardeschi është pjesë e Juventus që nga viti 2017, ndërsa Rabiot iu ishte bashkuar verën e kaluar si lojtar i lirë nga PSG.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat