Tension te Napoli

Futboll

Tension te Napoli

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 16:16
Tension te Napoli

Hirving Lozano ishte blerja më e bujshme e Napolit verën e kaluar, por pas thuajse një sezoni në kampionatin italian, duket se do të duhet të kërkojë për një tjetër destinacion, pasi nuk është përshtatur dot dhe po rezulton një zhgënjim.

Së fundi sulmuesi është përplasur edhe me trajnerin Gattuso, i cili dje nuk ia ka falur mungesën e dëshirës në stërvitje dhe e ka urdhëruar të shkojë në dhomat e zhveshjes para të tjerëve, si masë ndëshkimore.

Tekniku i napolitanëve shquhet për grintën e lartë, që e karakterizonte edhe kur ishte futbollist, ndaj nuk toleron mungesën e angazhimit nga ana e lojtarëve që drejton dhe pasojat e kësaj i ka vuajtur Lozani.

Që me ardhjen e Gattusos në pankinë, meksikani ka luajtur vetëm një herë titullar, në një ndeshje kupe ndaj Perugias, ndërsa tani ka urdhëruar menaxherët e tij që t’i gjejnë një tjetër skuadër.

Ofertat në drejtim të tij nuk mungojnë, veçanërisht nga Premier League angleze, ku përveç Ancelottit që e pret te Everton, ka shfaqur interes edhe Manchester United, pasi Solskjaer është i vendosur të luajë me një sulmues të fshehtë si Lozano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat