Gerrard bën thirrje që të ndërtohet një statujë për Jurgen Klopp

Futboll

Gerrard bën thirrje që të ndërtohet një statujë për Jurgen Klopp

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 16:50
Gerrard dhe Klopp

Legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard ka folur për trajnerin aktual të Liverpoolit, Jurgen Klopp.

Sipas Gerrardit, trajnerit tashmë duhet t’i ndërtohet një statujë në shenjë falenderimi për punën që ka bërë me këtë skuadër.

“Ata tashmë duhet të fillojnë punën për ndërtimin e një statuje të Klopp”, ka thënë Gerrard.

Po ashtu sipas ish futbollistit të Liverpoolit, ishte Klopp ai që ndryshoi plotësisht skaudrën pasi që në kohën kur Klopp nuk ishte trajner i Liverpool, skuadra nuk bënte pjesë as në mesin e katër skuadrave më të mira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat