Rashford “detyron” qeverinë britanike të sigurojë ushqim për fëmijët e varfër

Futboll

Rashford “detyron” qeverinë britanike të sigurojë ushqim për fëmijët e varfër

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 18:44
Marcus Rashford

Ka mjaftuar një gjest kuptimplotë dhe tepër njerëzor që “pasojat” të jenë të mëdha dhe sidomos nevoja të bëhet në domosdoshmëri.

Sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford, u impenjua personalisht për t’i siguruar disa fëmijëve në nevojë më shumë se 2 mijë vakte ushqim.

Por, tani ai kërkon që qeveria të jetë më e pranishme për të ndihmuar me ushqim ata që nuk kanë me çfarë të mbushin barkun!

Rashford ka detyruar qeverinë britanike t’i sigurojë ushqim falas në shkolla fëmijëve që e kanë të pamundur të ushqehen.

Kështu, prindërit që nuk kanë mundësi t’u japin para apo ushqime fëmijëve të tyre, kur ata shkojnë në shkollë, do ta marrin falas vaktin e drekës në shkollat e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat