Collina: Juventus-Napoli? Ja për kë bëjë tifo - Bota Sot
Collina: Juventus-Napoli? Ja për kë bëjë tifo

Futboll

Collina: Juventus-Napoli? Ja për kë bëjë tifo

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 23:42
Pierluigi Collina

Pierluigi Collina, presidenti Komisionit të Arbitrave të FIFA-s, është rrëfyer në 360 gradë në një intervistë të dhënë për Radio 1, duke folur për futboll, finalen e Kupës së Italisë dhe politikë.

– Collina, ju argëtoheni herë pas here duke ‘vërshëllyer’ akoma?

“Kam arritur të jap kontributin tim në disa ndeshje bamirësire, deri në momentin që kurrizi im ka rezistuar. Tani janë bërë të vështira edhe ato. Ndonjëherë mendoj të kthehem mbrapa dhe të kthehem në fushë, por ëndrra mbetet e tillë”.

– Kur shikoni ndeshjet, ndiqni skuadrat apo arbitrin?

“Për shkak të një deformimi profesional, shikoj gjithmonë arbitrin. Edhe pse kur dua të argëtohem ndjek kryesiht basketbollin, futbolli më përfshin më shumë”.

– A keni parë ndonjë ndeshje tuajën gjatë karantinës?

“Ndonjë po, veçanërisht finalen e Kupës së Botës që kam arbitruar unë”.

– Keni rishikuar më shumë gabim apo vendime të drejta?

“Absolutisht vendime të drejta”.

– Çfarë mendoni për fyerjen ‘arbitër brinar’, më e përdorura kundër gjyqtarëve?

“Është një budallallëk: nëse do të më duhej të ofendoja një person, do të përdorja shprehje të tjera”.

– Arbitri duhet të jetë demokristian?

“Jo, pse? Duhet të ketë guximin të marrë vendime edhe kur nuk është e lehtë. Unë merrja vendime, kjo është ajo që pritet nga ty në atë rol”.

– Me kë do të jeni tifoz në finalen e Kupës së Italisë mes Juventus-it dhe Napoli-t?

“Për arbitrin…”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat