Barcelona nuk gabon, fiton edhe ndaj Leganesit dhe mbetet lidere e La Ligas

Futboll

Barcelona nuk gabon, fiton edhe ndaj Leganesit dhe mbetet lidere e La Ligas

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 23:58
Pamje nga ndeshja

Barcelona ka shënuar fitore ndaj Leganesit në ndeshjen e sotme të zhvilluar në “Camp Nou”.

Barça fitoi me rezultatin 2:0 në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të xhiros së 29’të të La Ligas.

Golin e parë në këtë ndeshje e realizoi Ansu Fati në minutën e 41’të të takimit – pas një goditje të fuqishme brenda zonës.

Në pjesën e dytë, Barcelona vazhdoi me dominimin – ndërsa Griezmann shënoi në minutën e 65’të, por goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje.

Katër minuta më vonë, Messi bëri magjinë duke kaluar gjysmën e ekipit kundërshtar dhe për të fituar penallti – të cilën e realizoi.

Barcelona mbetet në vendin e parë në tabelë me 64 pikë – katër më shumë se Real Madridi që ndodhet në vendin e dytë (me një lojë më pak).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat